
Gazetari serb Branislav Kërstiq dhe komentatori politik Blerim Gashi, janë përplasur në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, rreth të drejtave të serbëve.
Përderisa Kërstiq ka thënë e serbët nuk po gëzojnë të gjitha të drejtat në Kosovë, një gjë e tillë është mohuar kategorish nga analisti Gashi.
“Ne nuk kemi vesh me i digju problemet e komunitetit serb në shtetin e Kosovës.
Kemi më shumë se 5 mijë prona të serbëve të uzurpuara, kemi serb të cilat i kanë dokumentet legale, pronën e cila është regjistruar në kadastrën e shtetit të Kosovës. Por, uzurpatori ende është në banesë, dhe në shtëpi. Çka dmth se është një problem tepër serioz”, ka thënë Kërstiq.
Ai ka shkuar tutje duke thënë se tash edhe me regjistrimin e popullsisë po favorizohen shqiptarët me pyetjet.
Në anën tjetër, analisti Gashi ka thënë se serbët i gëzojnë të gjitha drejtat në Kosovë.
Lidhur me trazirat e marsit të vitit 2004, Gashi ka thënë se në atë kohë kishin pësuar shqiptarët.
“14 shqiptarë dhe 6 serbë kanë vdekur në 2004”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/