
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar si të dobët kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta10.
Çitaku reagoi pas Kurti i quajti sot sindikatat e Kosovës si “Sindikata të PAN-it”.
Ish diplomatja e Kosovës ka thënë se Kurti po e ka problem ta kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet dhe se ka njerëz që nuk ia kanë frikën.
Tutje, Çitaku ka thënë se ai nuk po sillet si të jetë kryeministër i Kosovës por vetëm i VV-së.
Çitaku kritikoi Kurtin edhe se nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje për grevën në arsim.
Këtu keni statusin e plotë:
“Dobët Kryeministër, dobët.
Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.
Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”
Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.
Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë.
Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10