Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasja Kurti – Osmani për KiE, Rama tregon prapaskenat që ndodhën një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Gazeta10
20 May 2024 - 23:02

Komentatori politik, Fidan Rama ka treguar detaje interesante nga prapaskenat që kanë ndodhur një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së,  e ku pritej që Kosova të bëhej anëtare e KiE.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Rama ka treguar për përpjekjet e fundit të vendeve të QUINT-it dhe presidentes Osmani për të bindur kryeministrin Kurti për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin e propozuar nga Miroslav Lajçak për Asociacionin, raporton gazeta10.

Sipas tij, me propozimin e fundit të QUINT-it të bërë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së fillimisht ishte pajtuar edhe vet Albin Kurti.

“Çka ka ndodhur të mërkurën e kaluar ose edhe të enjten. Ka qenë përpjekja e e fundit e shteteve te QUINT-it të cilat kanë kërkuar nga z. Kurti që të paktën si bazë të pranojë Draft-Statutin e propozuar nga Miroslav Lajçak. Ky pranim ka nënkuptuar krijimin e një grupi të përbashkët mes anëtarëve të Këshillit të Evropës, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunave ku janë shumicë serbe për të krijuar pastaj një Draft-Status të amandamentuar dhe mbi këtë bazë dhe të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë gjë është pajtuar edhe z.Kurti edhe z. Konjufca edhe znj. Osmani. Çka ka ndodhur rrugës, duke se ka ndodhur shkarja ose veprimi i njëanshëm i Kurtit në raport me Gëvallën ka sjell një mosbesim që ka shfaqur ndaj presidentes është parë si tallje nga vendet e Këshillit të Evropës dhe kjo tallje nuk ka kaluar. Pra përpjekja e fundit kanë qenë, jo me dërgua në Gjykatë Kushtetuese, por është kërkuar që të paktën deklarativisht si bazë të pranohet Draft-Statuti që është propozuara nga Lajçak. Pastaj në fund të ulën grupet e përbashkëta dhe të formojnë një të tillë. As kjo nuk është pranuar dhe ky ka qenë veprim i gabuar politikisht nga ana e kryeministrit” , ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për përplasjen që kjo çështje ka sjell mes Kurtit dhe Osmani, duket shtuar se dyshaj kanë pas edhe me herët mospajtime, por jo të një natyre siç ishte kjo e fundit. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.