Duhet Lexuar

Përplasje e ashpër Ibrahimi-Gashi: Pse i ra ‘hise’ Kurtit ta zbatojë Asociacionin?

Gazeta10
12 Janar 2023 - 21:24

Çështja e Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka përplasur ashpër kryetarin e  Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe komentatorin politik, Blerim Gashin në Politiko në Kanal10.

Ibrahimi teksa ka thënë se deklaratatë e Gashit rreth zbatimit të marrëveshjes së Asocacionit, të njëjtat i kanë thënë edhe zyrtarët amerikan në vitin 2015.

“Gjykata Kushtetuese a e ka dhënë vertiktin në vitin 2015. Asociacioni do të bëhet në frymën e Gjykatës Kushtetuese”, tha Ibrahimi në Politiko.

Teksa Gashi nuk u pajtua duke ironizuar se marrëvshja e  vitit 2015 është rezultat i punës së mirë të Isa Mustafës, në kohën sa ai ishte kryeministër i vendit, shkruan Gazeta10.

Gashi madje, ka pyetur Ibrahimin, pse marrëveshja e arritur në Bruksel, nuk u zbatuar deri më tani nga qeveritë e kaluara.

“Pse nuk u zbatua marrëveshja deri tash, po i ra hise kësaj Qeverie? Kërkesat paraprake të Vuçiqit si parakusht kanë qenë, që para se të pranohet plani franko-gjerman duhet të bëhet Asociacioni dhe marrëveshjet tjera të arritura në Bruksel. Asocacioni tani me aftësinë e Kurtit, ka hy në pakon e planit franko-gjerman. Nuk është lejuar të bëhet si parakusht. Tani ka hy në pako”, kundërshtoi Gashi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.