
Dy panelistët e emisionit ‘Politiko të Kushtrim Sadiku’ në Kanal 10 patën një debat të ashpër mes vete, kur në pyetje ishte pozita e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu deklaroi se komentatori Matoshi po fliste për Kurtin si invdid e jo si përfaqësues i shtetit të Kosovës.
“Referencat e ndryshme që Kurti iu kishte bërë liderëve nga rajoni e deri tek amerika latine. Matoshi po diskuton për njeri, por në rend të parë duhet të diskutohet për interesin e Kosovës se ku dëmtohet dhe su ai interes përçohet. Në këtë kuptim kur po flet veç Kurti, Kurti, Kurti domethënë se po i teket një njeriu”, deklaroi Spahiu, raporton Gazeta10.
Mirëpo kjo kundërshtua ashpër nga Matoshi, ku sipas tij, Spahiu po fliste palidhje pasi siç tha ai, merret me pozitën jo individin.
“Jo, nuk është e vërtetë, me Kurti si njeri nuk kemi asnjë të keqe, unë i referohem instituciuonit kryesor të shtetit të Kosovës, mos fol palidhje. Ai nuk është një njeri por kryeministri jonë, andaj unë mirrem me postin jo njeriun”, ka thënë Matoshi.
Tutje Matoshi përmendi edhe shtetin e Bosnjës duke thënë se ndose dihet gjendja të cilë e ka, ajo prap është anëtare e OKB-së.
“A ka kuptim një kryeministër i një vendi të vogël që nuk është i kryer, që nuk është anëtar i OKB-së sikurse që është Bosnja, por Bosnja megjithatë e ka tapinë e asaj toke në sekretariatin e Kombeve të Bashkuara që Kosova nuk e ka”, deklaroi Matoshi.
Mirëpo sipas Spahiut, Kosova nuk mund të veprojë njëjtë sikurse kjo e fundit për anëtarsim në OKB.
“Kosova nuk është e gatshme me pagu asi llojë çmimi, madje edhe shumë më të vogël se ajo çfare e ka pagu Bosnja për me qenë anëtare e OKB-së”, tha Spahiu. /GAZETA10/