Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përplasje opozitë-pushtet në Komisionin për Administratë (VIDEO)

Gazeta10
02 December 2022 - 19:13

Raporti:Arbenita Ilazi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin për Administratë Publike ku u miratuan në parim Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarë Publikë. Deputetë të opozitës kundërshtuan këto dy projektligje, derisa thanë se në atë për zyrtarë publikë ka pasur shkelje flagrante. Mirëpo, ndaj tyre reagoi ministri Sveçla, i cili u shpreh se nuk ka kohë për mesele. Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, nga opozita thanë po ashtu se kanë pritur dorëheqjen e Sveçlës pas rastit të vrasjes së 35 vjeçares në Prishtinë.

Me kritika e akuza është përcjellur mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, ku u miratuar në parim Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë, të cilët pritet që më 8 dhjetor të shqyrtohen në seancën plenare të Kuvendit.

Gjatë prezantimit të projektligjeve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë.

Mirëpo, ndaj tij reagoi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtak, i cili tha se në projektligjin për zyrtarët publikë ka shkelje flagrante.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit Sveçla, i cili tha se nuk ka kohë për mesele.

Ndërsa, ndaj Lushtakut reagoi edhe kryetari i komisionit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Kritika ndaj projektligjit për zyrtarët publikë patën edhe deputetë tjerë të opozitës.

Ndërsa, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkuan nga Sveçla që t’i informojë nëse janë ndalur pagat e policëve të dorëhequr në veri.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Administratë nuk u la pa u përmendur as vrasja e 35 vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se ka pritur dorëheqjen morale të ministrit Sveçla.

Deputetët e opozitës kritikuan ministrin Sveçla edhe për rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, e ikjen e qytetarëve nga vendi. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.