Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Personat e zhdukur për herë të fundit u panë në Shkup – familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

Gazeta10
19 July 2026 - 22:43

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tre personave, për të cilët thonë se janë zhdukur dhe nuk kanë më asnjë kontakt me ta.

Bëhet fjalë për:

Ejup Ternava

Cennet Ternava

Fatmire Shabani

Sipas njoftimit të familjarëve, ata janë parë për herë të fundit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Shkup.

Dyshohet se ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë personat ose automjetin, apo posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, të kontaktojnë menjëherë familjarët ose Policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tyre. Gjithashtu, kërkohet që ky njoftim të shpërndahet sa më shumë për të ndihmuar në lokalizimin e tyre.

Kontakt:

+49 1573 8465566‬
+49 178 3900599
+49 176 62983674
+383 49 195277

Raportohet se janë zhdukur 3 persona, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.