Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përveç ministrive, edhe komunat dështojnë në realizimin e projekteve

Gazeta10
06 June 2023 - 19:03

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Jo vetëm ministritë, por edhe komunat nuk kanë realizuar asnjë projekt për tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit financiar për periudhën 1 janar deri në 31 mars 2023, nga 38 komunat, 16 prej tyre nuk e kanë shpenzuar asnjë cent të buxhetit për investime kapitale.

Me 0% të investimeve radhiten komunat si: Fushë-Kosova, Dragashi, Vushtrria, Hani i Elezit, Kamenica, Shtërpca, Juniku, si dhe katër komunat e veriut.

Madje, edhe komunat e mëdha të vendit, kanë shpenzuar një përqindje relativisht të vogël.

Prishtina ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit, Gjilani 4%, Peja 1%, Mitrovica 1%, si dhe Prizreni 7%.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se një ndër shkaqet është edhe mosbashkëpunimi i nivelit qendror me atë lokal, me komunat që nuk qeverisë Vetëvendosja.

Buxhetin e vitit 2023, në tre muajt e parë nuk e ka prekur as kryetari i Kaçanikut.

Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi ka thënë se për shkak të procedurave kohore, janë pamundësuar investimet kapitale për këtë periudhë.

Kryetarët e komunave, sërish janë ankuar për çështjen e mjeteve vetanake që janë bllokuar nga Qeveria.

Derisa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka treguar se kur mund t’u kthehen komunave këto fonde.

Ndër komunat që kanë shpenzuar më së shumti buxhetin për investimet kapitale në periudhën janar-mars 2023, janë Malisheva me 36%, Rahoveci me 23%, Deçani me 19% dhe Skenderaj me 17%.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.