
Sot janë bërë 25-vite nga protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997, ku lëvizja studentore organizoi protestat pasi regjimi i atëhershëm i Millosheviqit dëboi nga institucionet arsimore studentët dhe profesorët shqiptar, raporton Gazeta10.
Fotoreporteri i njohur Ilaz Bylykbashi, publikoi fotografi nga kjo ditë në Facebook, nga konferenca për shtyp e udhëheqësve studentore për paralajmërimin e protestave studentore e mbajtur në lagjen Velania, Prishtinë. Në foto janë: Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Muhamet Mavraj dhe Albin Kurti.



/Gazeta10.