Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përvjetori i ushtrisë, Nurellari: Na gjen pa çlirimtarët që e nisën rrugën e lirisë (VIDEO)

Gazeta10
14 December 2022 - 16:49

Ish këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari, ka thënë se përvjetori i Ushtrisë së Kosovës po e gjen Kosovën pa çlirimtarët që e kanë nisur rrugën e lirisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se 14 dhjetori na kujtojn edhe rënien heroike të komandant Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Tutje, ai ka thënë se pikërisht kjo sakrificë e jashtëzakonshme duhet të jetë një bazë për qeveritarët aktual që të fillojnë të sillen përgjegjshëm që të mos humbet ajo që është fituar.

Këtu keni postimin e plotë:

“Përvjetori i katërt i formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjen pa çlirimtarët të cilët nisën rrugën e lirisë që na solli tek ky shtet i pavarur me forcat e saj të armatosura. 14 dhjetori, kujton gjithashtu edhe betejën e ashpër të Pashtrikut të vitit 1998, kur në kufirin shqiptaro-shqiptar ra në luftë komandant Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarë tjerë të UÇK-së.

Prandaj sakrificat e jashtëzakonshme të bëra për të mundësuar arritjet që gëzojmë sot përbëjnë një thirrje të fortë ndaj qeveritarëve aktualë të Kosovës që të fillojnë të sillen posaçërisht me kujdes e përgjegjshmëri për të mos rrezikuar ato që me aq mund kemi realizuar”, ka shkruar Nurellari në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.