Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përvjetori i vrasjes së Sandokanit, bashkëshortja e tij Sanije Rexha: Jeta me të ka qenë shumë shumë e bukur (VIDEO)

Gazeta10
08 October 2022 - 22:03

Në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, bashkëshortja e Abedin Rexhës “Sandokani” ka ndarë rrëfimin e saj me publikun për jetën e saj dhe kujtimet me të, sot në përvjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.

Sanjie Rexha ka thënë se nuk e ka të lehtë të flas për të teksa e ka përshkruar me emocione domethënien e një date të tillë për të.

“Për mua nuk është aspak e lehtë të flas rreth Abedinit, rreth jetës së tij, bashkëjetesës sime me të, familjes sime, është janë që e quaj e pikëllimit, gjithë vitet janë me emocione por kjo është një datë e veçantë, tetë tetori, është data e dhimbjes, e vuajtjes, e emocioneve të mija që do të më përcjellin gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë ajo.

Rexha ka thënë se jeta me Sandokanin ka qenë shumë shumë e bukur, ajo ka thënë se atdheu e ka humbur birin e vet më të çmuar.

“Jeta me Abedinin ka qenë shumë shumë e bukur sa që më vjen keq edhe prej fëmijëve që kanë qenë të vegjëll, nuk e kanë njoftë Abedinin, virtytin e tij, afërsinë, dashurinë e tij, prindore, është përveç famijes sonë që e ka humbë një bashkëshort një baba, një vëlla, një bir, ka humbur birin më të çmuar edhe atdheu ynë”,

Sanije Rexha ka thënë se dhimbja për bashkëshortin e saj është më ndryshe teksa ka thënë se ai ka pasur vlerë të madhe.

“Sandokani e ka pasur një vlerë shumë të madhe si paraluftës, gjatë luftës, por historia e tij e dhimbjes disi e përcjell dhimbja edhe viteve pas rënies së tij, unë kam shumë anëtarë të familjes të vrarë gjatë luftës por dhimbja për Abedinin është më ndryshe”, ka shtuar ajo.

Rexha ka vazhduar me një përshkrim të lartë për bashkëshortin e saj.

“Një bir i atdheut, i denjë, besnik një luftëtar shumë i madh, me të thanë të drejtën nuk e di, nuk kam koment”, ka thënë ajo më tej.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.