Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Përvoja e Ilir Dajës e Zekirija Ramadani i japin përparësi në garën për titull” – Ajeti s’e sheh Llapin të gatshëm për kampion

Gazeta10
07 April 2024 - 22:49

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.

Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.

Gazetari i sportit, Jon Ajeti dha mendimin e tij rreth garës për titullin kampion, që po bëhet mes tri skuadrave, Ballkanit, Llapit dhe Dritës.

“Vetë përvoja e Ilir Dajës dhe Zekirija Ramadani i vendos përpara Tahir Batatinës në garën për titullin kampion dhe kështu mendoj se kjo garë do të vazhdojë mes Ballkanit e Dritës” – tha ai.

Ai tha se Ballkani tashmë pasi është në krye nuk do ta ketë të vështirë ta mbajë deri në fund.

“Ballkani me rikthimin e kreut të tabelës, besoj se nuk do ta ketë problem deri në fund të sezonit, pasi tashmë është rikthyer motivimi dhe vetëbesimi te lojtarët, edhe pse nuk është se po tregojnë lojë të mirë” – përfundoi ai.

Ilir Daja është dy herë fitues i Superligës së Kosovës, të dy herët me Ballkanin, derisa “Zeki” ka fituar kampionatin kosovar tri herë, me tri skuadra të ndryshme (Trepça ’89, Prishtina dhe Feronikelin).  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.