
Po vazhdon të nënshkruhet nga ukrainasit peticioni online i nisur nga deputeti Oleksy Goncharenk. Kërkesa zyrtarisht i është drejtuar presidentit të Ukrainës, Zelensky me një pikë të vetme – njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kur kanë mbetur edhe 82 ditë, deri tani është nënshkruar nga 4488 persona.
Gazeta 10 ka parë peticionin online, dhe nënshkrimet e tij në kohë reale. Për tu marrë në shqyrtim nga presidenti Zelensky, duhen gjithësejt 25 mijë nënshkrime.
“Sapo plotësova peticionin për Presidentin e Ukrainës me kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet të reagoj. Ukraina duhet ta mbështesë tani Kosovën” ka shkruar ai para 1 jave.
Deputeti Oleksy Goncharenko njihet për qëndrimet e tij të fota pro Kosovës. Ai e vizitoi vendin tonë muaj më parë./Gazeta10