Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç, nuk mund ta besojë se opozita në Serbi e kritikon më shumë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç’in sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Është e pabesueshme që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i janë kursyer kritikat nga opozita serbe dhe se qeveria në Serbi po përballet me kritika për përpjekjen për të larguar rrezikun për popullin e saj”, ka thënë ai, transmeton N1./Gazeta10