Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq i reagon Osmanit, filozofinë politike të Kosovës e quan “absurde”

Gazeta10
24 April 2023 - 23:27

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas akuzave të presidentes së Kosovës, e cila tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dy herë në 24 orët e fundit.

Me ironi, Petkoviq ka thënë se presidentja Osmani mund ta ketë fjalën për mos-implementimin e Asociacionit.

“Kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Obligimet e Prishtinës në këtë marrëveshje, gjenden në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes edhe sot, 10 vite pas, por rezultatet janë zero”, ka shkruar Petkoviq.

Ai ka thënë se guximi i Vjosa Osmani për të folur për shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, është absurd.

“Por absurditeti është fjala më e mirë për ta përshkruar filozofinë politike të Prishtinës. Zgjedhjet e djeshme e kanë konfirmuar këtë”, ka shkruar ai.

Osmani ka shkruar sot se në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

“1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2); 2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar ajo. /express/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.