Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pezullimi i vendimit për uljen e pagave, KGJK nga nesër fillon punën me kapacitete të plota

Gazeta10
02 December 2022 - 21:21

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që nga nesër të fillojë punën me kapacitete të plota, raporton Gazeta10.

Kjo mbledhje ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Ndërkohë, pezullimi i bashkëpunimit për inciativat e përbashkëta mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër.

KGJK ka kërkuar që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publik të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“KGJK kërkon që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publik të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e vet rregullimit të pagave brenda sistemit gjyqësor, duke i pranuar qëndrimet dhe komentet e KGjK-së dhe njëkohësisht kërkon që të pranohet statusi i veçantë i administratës gjyqësore, përfshirë çështjen e pagës siç është kërkuar me komente nga KGjK dhe sindikatat. Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta do të vazhdojnë derisa të vazhdojnë tendencat e ekzekutivit për cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor”, thuhet  ndër të tjera në komunikatën e KGJK-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.