
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me fokusin kryesor te Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.
Të ftuar në studio janë Burim Shala, Blendi Memaj, Lavdim Pireva, Viktor Kuka dhe Genc Hyseni.
Lavdim Pireva, gazetar i sportit ka dhënë mendimin e tij për garën për titull që po zhvillohet në edicionin aktual të Superligës së Kosovës.
“Në krahasim me dy konkurrentët për titull, mendoj se Llapi është kandidati kryesor, pasi edhe orari e favorizon në krahasim me dy garuesit tjerë” – tha ai.
Llapi është në pozitën e parë në tabelë me 54 pikë, gjersa ndiqet nga pas prej Ballkanit me 53 pikë, ndërsa Drita ka 51 pikë.