Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Plagosen dy persona në Maxhunaj të Vushtrrisë, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
27 June 2023 - 23:34

Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar të dyshuar për veprën penale “tentin vrasje” në fshatin Maxhunaj në Vushtrri.

I dyshuari sipas policisë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona si shkak i një mosmarrveshjeje.

“Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se në cilësi të provave janë sekuestruar dy gëzhoja dhe nga i dyshuari është sekuestruar armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.