Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Plagoset një person në Gjakovë

Gazeta10
29 December 2023 - 21:10

Sot rreth orës 18:20 një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Gazeta10 se personi i plagosur është jashtë rezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëllluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka thënë Elezaj.

“Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.