Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet babai i 24-vjeçares në Durrës

Gazeta10
26 January 2026 - 17:47

Është arrestuar pas disa orësh në arrati Mikel Ndoji, 56-vjeçari i cili ditën e sotme, 26 janar, plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç.

Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.

Dyshohet se vajza, Xhensila Ndoji nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.

Burime bëjnë me dije se konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.

Kujtojmë se përveç vajzës së tij, babai i të resë ka goditur edhe një person tjetër, kolegun e saj me iniciale O. M., i cili raportohet se ndërhyri për të shuar konfliktin, por fatkeqësisht mbeti i plagosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.