
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se plagosjeve në Shtërpcë nuk duhet t’u jepet konotacion politik teksa ka kërkuar që drejtësia t’i zbardhë rrethanat, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se plagosja e dy të rinjëve është akt i paparanueshmë dhe i dënueshëm.
Më tej, ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta informojë publikur lidhur me rrethanat, rrjedhen dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
Këtu keni postimin e plotë:
“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe per motivet e saj.
Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10