Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Platforma “Superpuna”, paraqiten mbi njëmijë punëkërkues

Gazeta10
12 February 2023 - 19:14

Raporti: Bleona Dallaveraj /Kanal10

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pas lansimit të platformës “Superpuna”, javën e kaluar, deri më tash janë paraqitur njëmijë punëkërkues. Derisa, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se kjo praktikë nuk do sjellë efekt dhe se paratë e buxhetit të shtetit po shfrytëzohen kot. Kritikë ndaj kësaj praktike janë shprehur edhe njohës të ekonomisë.

Mbi njëmijë persona janë regjistruar brenda një jave në platformën “Superpuna”, e hapur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas ekzekutivit të vendit, përmes këtij aplikacioni, interesimi i të rinjve për t’u punësuar po rritet vazhdimisht.

Me këtë platformë, synohet punësimi i 10 mijë të rinjve, të cilëve Qeveria do t’ua subvencionojë pagën mujore prej 264 eurosh, për një periudhë gjashtëmujre.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.”, ka deklaruar Hekuran Murati –  Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Por, një praktikë të tillë të punësimit nuk është duke e përkrahur Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se kjo platformë do të jetë e paefektshme dhe se sipas tij, pas gjashtë muajsh gjithçka do të kthehet në pikën zero.

Platforma “Superpuna” është kritikuar edhe nga njohës të ekonomisë, pasi sipas tyre një praktikë e tillë nuk do të mund të zbusë papunësinë.

Kjo platformë është krijuar nga Qeveria në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.