Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Po administrohet, s’po qeveriset” – Limaj: Qeveria Kurti ka vetëm një shef dhe një kontabilist

Gazeta10
22 September 2022 - 20:42

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në Politiko se qeverisja aktuale është kthyer në qeverisje administrative.

Limaj tha se se kjo Qeveri e ka vetëm një shef dhe një kontabilist, shkruan Gazeta10.

“Rënia e partisë në pushtet është normale. Problemi është që për një vit e gjysmë Kosova nuk është u qeveriusur, por duke u administruar. S’ka ide, s’ka plan edhe e kryen një punë administrative qaty sa mos me i mshleë zyret. Një qeverisje që e ka një shef dhe një kontabilist. Kryeministri u kthye në një administrator, dhe ministrin e Financave e ka kthyer në një kontabilist, e ka qitë qaty me i mbledhë paret edhe i shpërndajnë qaty çdo gjashtë muaj”, tha Limaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.