Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu: Trepça në fund të pusit ka qenë me PDK-në, njësoj edhe me VV-në

Gazeta10
31 July 2024 - 18:30

Po bëhen tri javë që kur punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën.

Ata nuk janë paguar që dy muaj dhe kjo ka bërë që të refuzojnë kthimin në punë. Përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve.

Për këtë situatë ka folur edhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Ai ka thënë se Trepça ka qenë në fund të pusti me PDK-në dhe sipas tij, njësojë po vazhdon edhe me Vetëvendosjen, raporton gazeta10.

“Trepça në fund të pusit ka qenë me PDK-në, njësoj edhe me VV-në”, ka thënë Spahiu në emisionin ‘Raport’ në Kanal10.

Tutje Spahiu ka thënë se Trepça nuk është në gjendje me prodhua, sepse nuk kanë kapacitete. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.