Napoli fitoi në shtëpi përballë Monzas, ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Pas kësaj sfide ka folur mbrojtësi shqiptar i napoletanëve, Amir Rrahmani. Ky i fundit vlerëson punën e gjithë ekipit, por thekson se është ende herët për të menduar për titullin, pasi ende nuk janë provuar me ekipe të forta.
“Rezultatet pozitive dhe fitoren vijnë falë punës së gjithë ekipit. Ne kemi qëndrimin e duhur dhe është pikërisht kjo që bën diferencën. Është e vërtetë që vitin e kaluar e humbëm këtë qëndrim, por këtë vit po e rizbulojmë ashtu siç po bëjmë me mekanizmat sit ë ndihmojmë shokët e ekipit.
Në këtë kohë kaq të shkurtër po mësohemi me stile dhe module të ndryshme të lojës, jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të mësohemi me këto gjëra. Vendi i parë? Është shumë herët për të bërë krahasim me sezonin e Scudettos, duhet të përballemi me të fortët për të parë nivelin tonë”, tha Rrahmani.