Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po bënin gara të shpejtësisë, policia gjobit me nga 500 euro një mërgimtar nga Zvicra dhe një qytetar nga Ferizaji

Gazeta10
01 August 2024 - 19:23

Policia e Kosovës ka gjobitur me nga 500 euro dy të rinj që po bënin gara të shpejtësisë në një rrugë të Ferizajt. Njëri nga ta është banues në Kosovë, e tjetri një mërgimtar nga Zvicra.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Driton Islami”.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj me datën 31.07.2024 , rreth orës 02:18 në rrugën ’’Driton Islami ’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : A.J(M/K) i moshës 21 vjeçar, banues në Kosovë dhe B.S ( M/K) i moshës 24 vjeçar, banues në Zvicër, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit me nga një vit, për të dy shoferët”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.