Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se, sipas tij, në PDK po presin të shihet nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të lirohen apo dënohen, për të përcaktuar zhvillimet e mëtejshme brenda partisë.
Molliqaj tha se Kurti pretendon se në rast të dënimit të tyre, mund të ketë përpjekje për forcimin e Uran Ismailit dhe ndryshime të reja brenda partisë.
“Ky po don me ditë a lirohen Kadri Veseli dhe Hashimi, apo po dënohen, sepse po e dinë se nëse dënohen do të bëhet Uran Ismaili, dhe ka me shiku me marrë Uranin edhe me afru e me i thënë u bë reforma në PDK, si ka mendu edhe me Memlin me i nda me Samin, nëse nuk mundet me i shkatërru”, tha ai./Gazeta10