Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Po ikte drejt Malit të Zi, momenti kur u arrestua ndërtuesi turk

Gazeta10
11 February 2023 - 16:00

Turqia ka arrestuar ndërtuesin Mehmet Yasar Coskun, ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.

Më herët ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, deklaroi se ka nisur hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti.

Në një konferencë për shtyp, ai shpreh kushdo që ka faj, apo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi, raporton a2news.

Kujtojmë se më shumë se 24 mijë persona kanë humbur jetën, sipas shifrave të deritanishme, nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.