Gazetari, Ridvan Berisha në emisionin debatues Politiko në Kanal10 ka akuzuar Presidentës, Vjosa Osmani dhe kabinetin e saj për dnërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë për rastin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Berisha tutje në Politiko tha se presidentja Osmani ka ndërhyrë direkt tek Prokurori i rastit, për ta formuluar justifikimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Pantiqit, shkruan Gazeta10.
“Presidentja Osmani, kabineti i saj direkt ka qenë i përfshir në rastin e ish-policit serb, Pantiq. Kjo për shkak të jehonës politike dhe zhvillimeve politike në veri, dhe efektit domino që mundet ta ketë ajo situatë. Pantiq është mbajtur si është mbajtur në ata kontenjer, nëse s’do të kishte ndërhyrë presidentja Osmani do të bëhej nami. Direkt ka ndërhyrë te Prokurori që e di saktë me emër, për ta formuluar justifikimin e masës së arrestit shtëpiak”, tha Berisha në Politiko.
E, lidhur me këtë deklaratë të Berishës i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës.
Ky institucion i ka quajtur shpifje, sajim e gënjeshtër të paprecedentë deklaratat e gazetarit Berisha.
Madje, për këtë presidenca ka paralajmëruar edhe padi për shpifje ndaj Berishës,/Gazeta10