Lajme

“Po mundohemi të bëjmë më të mirën”- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj i përgjigjet ankesave të banorëve

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 10:04

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është paraqitur në një linjë telefonike në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, ku i’u është përgjigjur ankesave të banorëve.
Totaj ka njoftuar se punët në rregullimin e ndriçimit publik kanë filluar pasi që është nënshkruar kontrata me Operatorin Ekonomik që do t’i kryejë punët.

“Po na kemi lidh kontratën edhe ka filluar puna edhe normal që duhet punë, por do të punojmë edhe do të përfundojmë”, është shprehur Totaj.

Gjithashtu ai ka folur edhe për gjendjet në Qendrat Mjekësore në Prizren pas ankesave të banorëve si dhe për çmimet të cilat kanë ndryshuar.

“Kërkesa kemi më shumë të qytetarëve se sa që kemi mjek edhe që kushtet nuk është se janë shumë të mira, mirëpo po mundohemi që të bëjmë më të mirën nga ne, për këto çmimet nuk kam një informacion të saktë për këtë por do të interesohem se e kom tash një takim me Drejtorin e Mjekësisë”, është shprehur Totaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.