
Analisti politik, Krenar Shala ka kritikuar opozitën, për siç tha ai, se po i ekzagjerojnë disa tema politike në vend.
Ai në debat e sipër i është drejtuar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës se “opozita po e bën mizën buall”, shkruan Gazeta10.
“Shkoni e akuzoni Mimoza Kusari-Lilën me të drejtë se ka folë me Radojçiqin, po kur e kqyri çka ka fol, ajo kurgja s’ka fol. A e ka nda Kosovën? A ka ba naj tender për me ndërtu një fabrikë me korrupsion a krim të organizum? Masnej e këqyrim Dejona Mihalin me Krasniqin, po çfarë krimi ka bo ajo, që i ka thanë mos e nal rrymën?”, tha Shala në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Megjithatë, Deliu-Kodra e ka kundërshtuar Shalën, duke i thënë se problemi qëndron tek fakti se VV po komunikon me lehtësi me Radojçiqin, përkundër që ai është në listën e zezë të SHBA-ve. /Gazeta10/