
Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet jashtë rrezikut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një qytetar ka njoftuar se ai i mitur kishte marrë një armë AK-47. Gjatë manipulimit me armën, i mituri kishte shkrepur një fishek, i cili kishte goditur vëllain e tij 10-vjeçar.
Fëmija i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator dhe 20 fishekë