Lajme

Polemika mes Vasilit e Spahiut – ‘– S’ekziston kombi kosovar – Vetëm një debil thotë kështu!’

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 0:37

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Pa Protokoll” në Kanal10, mes aktorit Leart Vasili dhe analistit Nexhmedin Spahiu, teksa diskutohej për kombin shqiptar.

Spahiu ka thënë se përderisa Kosova ka një kombëtare, ka teatër e bibliotekë kombëtare, vetëm një debil mund të thotë se nuk është komb.

“Në kuptimin etnik Kosova është krahinë e Shqipërisë, por në kuptimin kombëtar nuk është sepse Shqipëria ka ambasador në Prishtinë, por nuk ambasador në Vlorë, përderisa thu kombëtarja e Kosovës, përderisa ka teatër kombëtar, biblioteke kombëtare në Prishtinë vetëm një debil mund të thotë që s’ka komb kosovar, se këto kundërshtojnë më njëra tjetrën”, tha Spahiu.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Vasili, i cili tha se kosovarët flasin shqip dhe gjuha është identitet.

“Po ju a flisni shqip apo gjuhë kosovare, gjuha është identitet”, tha Vasili.

“Nuk është ashtu, kombi amerikan flet gjuhen angleze, kombi australian flet gjuhën angleze”, deklaroi Spahiu.

“Ato kanë qenë koloni, Kosova nuk ka qenë koloni”, theksoi Vasili. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.