Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policët serbë në Shtërpcë po vazhdojnë punën si çdo herë

Gazeta10
06 November 2022 - 17:10

Për dallim nga disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, që hoqën uniformat, në Shtërpcë puna e policisë po vazhdon normalisht.

Pjesëtarët serbë të policisë këtu janë duke punuar edhe pas vendimit të djeshëm të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve të Kosovës.

Siç raporton RTK nga kjo komunë që ka shumicë serbe se nuk ka asnjë problem.

Ajo ka bërë me dije se ka tentuar të marrë ndonjë deklaratë, por policët kanë thënë se nuk kanë marrë leje për të folur për media. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.