
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një vepër penale që lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skënderaj.
Personi u arrestua për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është bërë pas një pune hetimore, ndërsa i dyshuari kishte qenë në kërkim policor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.