
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që shkaktoi aksidentin ku vdiq kadeti i saj raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë duke qarkulluar në rrugën Skenderaj-Klinë në momentin që ka ardhur deri tek aksidenti.
Më tej, bëhet e ditur se viktima Flordian Shabaj është goditur me veturë dhe se ka marrë lëndime trupore.
Tutje, ai është dërguar në QKMF dhe aty është konstatuar vdekja e tij.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.”