
Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një tjetër operacion policore edhe në një nga ndërrmarjet komunale në Prishtinë, kryesisht tek Ndërmarrja Publike Banesore.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se detajet e tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit.
“Është duke u zhvilluar një operacion(kontrollë) dhe pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha Krasniqi për Gazetën10.
Kujtojmë se pak më parë policia ka zhvilluar një aksion tjetër për fajde në Prishtinë dhe Podujevë ku ka arrestuar 4 persona./Gazeta10