Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia del me raport për rastin e vrasjes së fëmijës së posalindur në Prizren

Gazeta10
26 November 2023 - 10:02

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh për foshnjën që u gjet e vdekur dje në Prizren.

Në raport thuhet se një burrë në parkun e qytetit ka vërejtur një foshnjë të posalidur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si “vrasje e fëmijës së posalindur”.

“VRASJE E FËMIJËS SË POSALINDUR- Prizren 25.11.2023-16:10.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.