Policia e Kosovës e ka arrestuar Aldo Majnishtan, 29-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri nën akuzën se ka rrëmbyer dhe zhdukur J.P.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Sipas njoftimit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit.