
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë Xhelal Sveçla, ka njoftuar hapjen e procesit të gradimit në Policinë e Kosovës për gradën Toger, me gjithsej 157 pozita të lira.
Sipas tij ky proces u dedikohet zyrtarëve policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale, me qëllim avancimin në karrierë dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës.
Të drejtë aplikimi kanë zyrtarët policorë me të paktën dy vite përvojë në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë së paku 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës. Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.