Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës parandaloi kontrabandën, arrestohet një shtetas i Serbisë

Gazeta10
16 May 2023 - 21:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në pikë-kalimin kufitar “Vërmicë” ku nga Shqipëria për në Kosovë po hynte kamioni të cilin e drejtonte shtetasi serb S.H.

“Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi katër (4) persona shtetas të huaj”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shtetasit e huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.