Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku u godit për vdekje këmbësori

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 10:04

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një motoçikletë në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguat në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.