Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia jep detaje të aksidentit të dytë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Gazeta10
18 May 2023 - 19:35

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëaksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, por përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai.

Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.