Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Policia ka ardh shumë, shumë shpejtë e edhe ambulanca”, dëshmitari i rastit jep detaje për Kanal10

Gazeta10
02 July 2026 - 18:48

Një dëshmitar i rastit ka rrëfyer momentet e para të përleshjes së armatosur që ndodhi paraditën e sotme në qendër të Podujevës, ku mbetën të plagosur katër persona.

Ai për Kanal10 tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në dyqanin e tij, kur dëgjoi të shtënat me armë zjarri.

“Kam qenë në dyqanin tim. Për një moment i kam dëgjuar të shtënat me armë. Kam parë njerëz të shtrirë në tokë dhe menjëherë kam shkuar te lokali për ta mbyllur. Më pas erdhi policia dhe e rrethoi vendin e ngjarjes, atëherë u qetësua situata. Policia ka ardhur shumë shpejt, po ashtu edhe ambulanca”, tha dëshmitari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.