Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi

Gazeta10
20 February 2025 - 15:16

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për vjedhje të rëndë.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

I dyshuari  kërkohet për veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192’’, thuhet në komunikatën e PK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.