Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin – Gazeta 10 publikoi videon 2 muaj më parë (VIDEO)

Gazeta10
19 October 2022 - 14:12

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje, raporton Gazeta10.

Në thirrjen e Policisë së Kosovës thuhet se ai po kërkohet meqë është i përfshirë në një rast të grabitjes.

Gazeta10 kishte raportuar për këtë rast duke publikuar një video ekskluzive.

Kjo grabitje ka ndodhur në gusht të vitit 2022.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në llogarinë e Kosovo Police në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.