Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia ndalon kontrabandën me 31 dele dhe qengja në Dumnicë para Kurban Bajramit: Kafshët ishin kontrabanduar nga Serbia

Gazeta10
26 May 2026 - 13:42

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit. Aksioni është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje në fshatin Dumnicë, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Sipas njoftimit policor, më 26 maj 2026, njësitë policore kanë ndalur dy automjete me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh. Dyshohet se kafshët ishin kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprën “kontrabandim me mallra”.

Automjetet dhe kafshët e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.