Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia në kërkim të dy personave, dyshohet se vodhën dy iPhone 14

Gazeta10
17 August 2023 - 11:03

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave të dyshuar për vjedhjen e dy telefonave “iPhone 14 pro max”.

Rasti ka ndodhur më 10 gusht në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren në dyqanin “MI Store” në Abi Qarshia, transmeton Gazeta10.

Sipas policisë, sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thotë Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.