Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia: Pesë policë të lënduar, protestuesit shfaqën dhunë e përdorën shok bomba

Gazeta10
26 May 2023 - 16:14

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar sot në Komunë të Zveçanit. 

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo sipas policisë të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të  cilët  më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë bëhet e ditur se duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.

Komunikata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.