
Profesori Bastri Muja duke komentuar protestat e dhunshme që po mbahen prej 1 jave në Shqipëri ka deklaruar se atje Policia po ushtron dhunë.
Ai këto komente i bëri në Kanal 10 në POLITIKO ku po debatohet për “Kryengritjen e ‘dhunshme’ në Shqipëri”.
“Unë frikohem se nesër ka me pasë një viktimë në protestat që po mbahen në Tiranë”, tha mes tjerash Muja duke shtuar se qasja e kryeministrit Rama është e tmerrshme duke treguar pafuqinë e vetë për më dhanë përgjigje kësaj kauze të drejtë.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10